12-13 Shtator CAGLIALI, Itali

46

Konferencë mbi Programin e mbështetjes së bashkëpunimit në mes qarqeve të mesdheut me ato të ballkanit.

Konferencë mbi Programin e mbështetjes së bashkëpunimit në mes qarqeve të mesdheut me ato të ballkanit.Në datat 12 dhe 13 Shtator u zhvillua në Kaljari Sardenja, Itali konferenca finale në kuadër të programit të ministrisë së jashtme Italiane, për  mbështetje të bashkëpunimit në mes qarqeve: “Vendet e mesdheut dhe vendet e Ballkanit”. Kjo konferencë kishte si qellim të vlerësonte rëndësinë e raporteve të krijuara nga qarqet bashkëpunuese në këto vite pune të përbashkëta ndërmjet tyre në realizimin e disa aktiviteteve sipas përcaktimit të tyre në projektete përkatëse.
Gjithashtu ky takim i paraqiti qarqeve pjesemarrese idene e forcimit te partneriteteve ndermjet tyre ne kuader te programeve dhe projekteve te mundeshme qe mund te realizohen perseri se bashku ne prespektivat e ardhshme ne bashkepunim dhe me institucionet europiane qe po pregatisin planin 2014-2020. Duke u nisur nga përvojat e marra do te individualizohen disa iniciativa bashkepunimi dhe ato te kohezionit social territorial qe mud te nxisin nje dialog dhe mundësi konkrete bashkëpunimi. Në këtë takim mori pjesë  dhe kryetari i Këshillit të qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, i cili në panelin plenar falenderoj organizatorët për oraganizimin e ketij takimi, falenderoj bashkepunetoret me te cilët Keshilli i Qarkut Shkoder ka aplikuar Projektin RIVA, “ Nje liqen per tu jetuar” ku jane marre angazhime dhe jane bere propozime konkrete per ti rritur vleren mjedisore pellgur te Liqenit te Shkodres. Gjithashtu zoti Cungu garantoj partneret se qarku i Shkodres krahas rezervave dhe burimeve natyore që ka si territor, tashmë ka dhe një organizim e koordinim të aktiviteteve të tij në projekte të veçanta lokale, kombetare dhe europiane, te cilat na bëjnë të ndjekim praktikat e mira në aplikimet përkatëse.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFotogaleria
Artikulli tjetërE Hënë 17 Shtator 2012