Këshilli i qarkut Shkodër kishte kenaqesinë të ishte i ftuar dhe pjesë e aktivitetit përkujtimor festiv “Nga Pavarësia Drejt së Ardhmes”, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, të mbajtur në përkujtim të Fitores së Çanakalasë dhe100 vjetorit të Marshit të Pavarësisë në Turqi.

Aktivitetet në nderim të kësaj dite të rëndësishme, nisën me vendosjen e kurorave me lule pranë obeliskut “Hasan Riza Pasha”, të pranishëm ishin përfaqësues të autoriteteve lokale. Më pas u vizitua ekspozita “18 Mars Fitorja e Çanakalasë” në ambjentet e YUNUS Emre #Shkoder si dëshmi e sakrificave dhe në kujtim të të rënëve në Betejën e Çanakalasë.