Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli ka pritur në një takim në zyrën e saj Presidentin e Rajonit të Dubrovnikut Nikola Dubroslaviç dhe drejtorin për marrëdhëniet me jashtë Luka Vidak. Mes këshillit të qarkut Shkodër dhe rajonit të Dubrovnikut është rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi për trashëgiminë kulturore dhe turizmin…

“Jam shume i kenaqur qe jam ketu ne Shkoder dhe falenderoj zonjen Bardeli per kohen e bukur qe kaluam ne qytet si dhe per bashkepunimin e mire mes dy qarqeve, atij te Dubrovnikut dhe atij te Shkodres.Ne kemi punuar edhe ne projektet per Adriatikun e Jonin, rrugen qe do te bashkoje bashke jugun e Greqise me Shqiperine, Bosnje Hercegovinen, Malin e Zi, Kroacine, e Sllovenine.Bashkepunimi mes dy qarqeve eshte shume I rendesishem per qytetaret e Shkodres e Dubrovnikut.

Ne kemi shume gjera te perbashketa, si kulturen, projektet per Europen ne te cilen shpresoj qe te jeni pjese e saj shume shpejt.Ju duhet eksperienca ,me te cilen ne mund te ju ndihmojme duke qene se kemi 5 vite qe jemi pjese e Bashkimit Europian, por edhe suksesi qe kemi ne implementimin e projekteve te Bashkimit Europian”.

Marrëveshja mes qarqeve të Shkodrës dhe Dubrovnikut për trashëgiminë kulturore dhe turizmin pritet të nënshkruhet së shpejti si pjesë e zbatimit të strategjisë EUSAIR dhe integrimit të Shqipërisë në BE.